Ekspertët: Qeveria siriane ka zbatuar sulmin e tretë kimik

Azia

Ekspertët: Qeveria siriane ka zbatuar sulmin e tretë kimik

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 20:12
Ilustrim

Një ekip i Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për ndalimin e armëve kimike përcaktoi se Qeveria siriane e ka zbatuar edhe sulmin e tretë kimik në këtë vend, theksohet në raportin e dorëzuar deri te Këshilli i Sigurimit të KB-së.

Në raportin, e dorëzuar mbrëmë vonë, të cilin e kanë shqyrtuar  një pjesë e agjencive amerikane të lajmeve, ekipi ndërkombëtar pohon se ekzistojnë “dëshmi të mjaftueshme” në bazë të së cilave mund të konstatohet se forcat siriane janë përgjegjëse për njërin prej sulmeve në Kmenas, në provincën Idlib, të zbatuar më 16 mars 2015.

Ekipi i ekspertëve thekson se një mjet i hedhur nga një lartësi e madhe, “e ka goditur vendin dhe ka liruar substancë toksike e cila e ka rrezikuar popullatën”, ndërsa dëshmitarët okularë dhe personeli spitalor kanë parë se bëhet fjalë për aromë dhe simptoma të klorinit.

Megjithatë, ekipi konstatoi se nuk ka dëshmi të mjaftueshme që të përcaktohet përgjegjësia për dy sulmet e tjera.

Në gusht, ky ekip ndërkombëtar e akuzoi qeverinë e presidentit sirian, Bashar al Asad për përdorimin e klorinit në dy sulme, ndërsa Shtetin Islamik për përdorimin e iperitit në një sulm. Atëherë ekipi theksoi se edhe tre sulme tregojnë për involvimin e mundshëm të Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat