Operacioni për çlirimin e Mosulit, Peshmergët marrin nën kontroll tre fshatra

Azia

Operacioni për çlirimin e Mosulit, Peshmergët marrin nën kontroll tre fshatra

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:15
Forcat Peshmerga

Forcat Peshmerga kanë marrë nën kontroll 3 fshatra që ndodhen pranë qytezës Bashika në verilindje të Mosulit, qytet i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste ISIS në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Qeverisë rajonale kurde në Irakun verior (IKBY), gjenerali Cemal Muhammed, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se ''Në ditën e shtatë të operacionit për çlirimin e Mosulit, forcat Peshmerga vazhdojnë të përparojnë në frontet Naweran dhe Bashika''.

Duke theksuar se në të dyja frontet forcat Peshmerga kanë marrë nën kontroll 3 fshatra, Muhammed shtoi se ''Forcat tona kanë marrë nën kontroll 3 fshatra në Naweran dhe Bashika, dhe janë duke përparuar në një fshat tjetër". 

Forcat Peshmerga kanë hyrë në fshatrat Omer Kamç?, Faziliye dhe T?rbize të cilët janë në të dyja frontet ndërsa në Tizxirab vazhdojnë përleshjet.

Bëhet e ditur se Njësitë e Forcave Speciale të IKBY-së (Zeravani), pas fronteve në Bashika dhe Naweran që ndodhen në verilindje të Mosulit, janë afër të bashkohen në të njëjtën pikë.

Në orët e para të operacionit DEASH ka kryer sulm me autobombë në fshatin Omer Kamç?, por forcat Peshmerga me armë anti-tanke të quajtura Milan kanë zbrapsur sulmet.

Kurdët iranian në front për të mbështetur Peshmergët

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë së Kurdistanit, e cila është opozitë në Iran dhe me Peshmergët burra dhe gra kanë ardhur në frontin Naweran, Hüseyin Yezdanpenah në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tregoi se për të mbështetur Peshmergët e IKBY-së po marrë pjesë në luftime.

Me operacionin i cili nisi në orët e para të mëngjesit, synohet që qyteza Bashika që ndodhet 20 kilometra larg qendrës së Mosulit të çlirohet nga DEASH-i.

Organizata terroriste DEASH më shumë se 2 vite e gjysëm ka nën kontroll qytezën ku shumica e popullsisë janë të krishterë dhe jezidë.

Edhe ushtarët turq janë në atë rajon

Ushtarët turq që nga viti i kaluar janë të vendosur në rajonin Bashika për t'i trajnuar anëtarët e Gardës Nineva e cila përbëhet nga luftëtarët nga Mosuli. Mes rajonit ku konfliktet janë më intensive dhe kampi ka vetëm disa kilometra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat