Irani mohon se i çon armë Hezbollahut me fluturime komerciale

Azia

Irani mohon se i çon armë Hezbollahut me fluturime komerciale

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 21:16
Ilustrim

Irani i ka cilësuar të pabaza akuzat e Izraelit se anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit përdorin fluturimet komerciale për të transportuar armë për grupin militant Hezbollah në Liban.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, i ka bërë akuzat më 22 nëntor, në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

"Letra, edhe një herë, përmban një mori akuzash të pabaza që bëhen kundër vendit tim pa asnjë copë prove", ka thënë të mërkurën zëvendësambasadori i Iranit në OKB, Gholamhossein Dehghani.

Ai po ashtu ka hedhur poshtë akuzat e Izraelit se Irani ka shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat