Vazhdon konflikti në Kashmir: Vritet një ushtar dhe dy rebelë

Azia

Vazhdon konflikti në Kashmir: Vritet një ushtar dhe dy rebelë

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 18:58
Kashmir

Një ushtar indian dhe dy rebelë të dyshuar janë vrarë sot, gjatë një konflikti me armë në kufirin verior të Indisë me Pakistanin, në zonën e Kashmirit, që njihet për trazira të kohëpaskohshme.

Ushtria indiane thënë se dy separatistë rebelë janë përleshur me ushtarët në Naidkhai, në veri të qytetit të Srinagarit.

Ushtria ka nisur operacionin kundër kryengritëseve së fundmi, pas protestave masive kundër ligjit indian, në të cilat mbetën të vdekur më shumë se 90 civilë, ndërsa mijëra të tjerë të lënduar. Protestuesit, në masë të madhe janë qetësuar, pr ka hapësirë për ndonjë tensionim të situatës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat