Pakistan: Nga sulmi në xhami – 4 militantë dhe 2 ushtarë të vrarë

Azia

Pakistan: Nga sulmi në xhami – 4 militantë dhe 2 ushtarë të vrarë

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 11:57
Pjesëtarë të ushtrisë së Pakistanit

Ushtria e Pakistanit thotë se një grup i militanëtve e ka sulmuar sot një xhami në kapacitetin ushtarak në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, me ç’rast ka pasur të shtëna, nga të cilat janë vrarë katër sulmues dhe dy ushtarë.

Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Bajwa, në rrjetin Twitter ka shkruar se forcat e sigurisë “trimërisht i mundën” sulmuesit në kampin Ghalani, në një rajon fisnor në kufirin me Afganistanin.

Ai tha se katër sulmues “vetëvrasës me bomba” dhe dy ushtarë janë vrarë, ndërsa janë plagosur 14 ushtarë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat