Fundoset toka Japoni, frikë nga rishfaqja e gropës gjigante

Azia

Fundoset toka Japoni, frikë nga rishfaqja e gropës gjigante

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 19:17
Foto

Gropa gjigante që u riparua në Japoni në fillim të këtij muaji, po tregon shenja lëvizjeje. Në qytetin japonez të Fukuokas në fundjavë u ndalua trafiku, pasi rruga u zhyt rreth 7 centimetra.

Në fillim të këtij muaji, aty u hap një gropë 30 metër e gjerë dhe 15 metra e thellë, e cila ‘përpiu’ korsitë e rrugës dhe shkaktoi përmbytje. Ajo u riparua në çështje ditësh dhe është parë si një dëshmi testamenti për inxhinierinë japoneze.

Megjithatë, rreth kësaj çështje u ngritën disa dyshime, pasi trafiku u ndal dhe pjesë e rrugës filloi të zhytej përsëri. Që prej asaj dite rruga vazhdon te jetë e hapur.

Në Facebook, kryetari i Fukuokas, Soichiro Takashima, kërkoi ndjesë që nuk paralajmëroi banorët se toka mund të zhytej sërish.

Gropat e mbushura mund të hapen herë pas here në mënyrë dramatike.

Vitin e kaluar, një gropë masive u hap në dhomën e një burri në Florida, duke i shkaktuar atij vdekjen dhe u shfaq përsëri pas disa kohësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat