Bogdanov: Kriza në Alepo të zgjidhet nga fundi i vitit

Azia

Bogdanov: Kriza në Alepo të zgjidhet nga fundi i vitit

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:37
Zëvendësministri i jashtëm rus,Mikhail Bogdanov

Zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ka thënë se Moska është duke shpresuar që situate në qytetin verior të Sirisë, Alepo, të zgjidhet deri ka fundi i këtij viti.

“Ne duhet që t’i largojmë këta terroristë jashtë” në të njejtën mënyrë siç duhet larguar edhe luftetarët e Shtetit Islamik nga qyteti sirian që e kanë nën kontroll, Raka dhe qyteti irakuan, Mosul, e ka cituar agjencia e lajmeve RIA, të ketë thënë Bogdanov më 30 nëntor.

Rusia është aleati kyq i presidentit sirian, Bashar al Assad, forcat e të cilit kanë rimarrë mbi një të tretën e zonës së kontrolluar nga rebelët, Alepo.

Bogdanov gjithashtu citohet nga agjencia TASS duke thënë se Moska ka qenë në kontakt me ekpin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në lidhje me Sirinë.

Trump do e fillojë detyrën si president në muajin janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat