11 të vdekur e 70 të plagosur nga zjarri në Pakistan

Azia

11 të vdekur e 70 të plagosur nga zjarri në Pakistan

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 09:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 11 persona kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri në një hotel me katër yje në qytetin e Karaçi, të Pakistanit.

Zjarri nisi në kuzhinë në katin e parë të hotelit Regent Plaza, para se të përhapej në anë të tjera të ndërtesës, njoftojnë mediat lokale.

Më shumë se 70 persona janë plagosur, derisa mysafirët janë shpëtuar duke përdorur litarë të improvizuar.

Sipas disa raporteve, në mesin e të plagosurve ka shtetas të huaj. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat