Turqia ka vrarë 163 civilë sirianë

Azia

Turqia ka vrarë 163 civilë sirianë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 19:43
Civile sirian

Trupat ushtarake turke kanë vrarë qëllimisht civilët sirianë, të cilët po përpiqeshin t’i largoheshin konfliktit dhe të kalonin kufirin, akuzoi sot një grup monitorues, duke thënë se numri i përgjithshëm i të vrarëve në kufiri është rritur në 163 persona, duke përfshirë 31 fëmijë.

“Dje në incidentet e kohëve të fundit, shtatë civilë u vranë në tre pika në kufi”, ka thënë sot organizata monitioruse, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Londër.

Kufiri turk është mbyllur në mënyrë efektive për shumicën e refugjatëve që prej tremujorit të parë të vitit 2015, pavarësisht pretendimeve të Ankarasë që është ende e hapur.

Më shumë se dy milionë sirianë jetojnë tashmë në Turqi si refugjatë.

Efekti kumulativ i të shtënave dhe rrahjet e goditjet e raportuara në kufi gjatë 18 muajve të fundit tregon se “ekziston një vendim që parandalon refugjatët sirianë nga hyrja në territoret turke” thuhet në raportin e OSDH-së, transmeton atsh.

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve turke që të hapin korridore të sigurta për refugjatët sirianë, të ngjashme me ato të hapura për militantët”, deklaroi OSDH-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat