Rreth 100 persona e humbën jetën nga tërmeti në Indonezi

Azia

Rreth 100 persona e humbën jetën nga tërmeti në Indonezi

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 08:42
Pamje nga shkatërrimet e tërmetit në Indonezi

(E plotësuar) - Nëntëdhjetë e nëntë persona e humbën jetën në tërmetin katastrofal i cili e goditi sot në mëngjes provincën indoneziane Açeh, theksoi përfaqësuesi i autoriteteve lokale, Said Muljadi.

Pothuajse 300 persona janë lënduar, prej të cilëve 73 janë në gjendje të rëndë.

Janë rrënuar së paku 125 ndërtesa, 105 dyqane dhe 14 xhami.

Televizionet lokale treguan xhirime nga rajoni Pidie Xhaja, që u godit më fuqishëm nga tërmeti, ku shihen shtëpi dhe ndërtesa të rrafshuara me tokën.

Tërmeti është ndjerë pas orës 5 sipas kohës lokale me epiqendër 18 kilometra në verilindje të Midae Xhaja, në thellësi prej 10 kilometrash, kumtoi Instituti Gjeofizik indonezian. 

***

Tërmet nënujor në ishullin Sumatra të Indonezisë

Një tërmet i fuqishëm nënujor sot e ka tronditur provincën Aceh në ishullin Sumatra në Indonezi, me ç’rast janë vrarë së paku 25 vetë, plagosur qindra të tjerë dhe janë shkatërruar dhjetëra ndërtesa, kanë thënë autoritietet në Indonezi.

Aktualisht po ndërmerret një aksion masiv i shpëtimit, ku janë përfshirë dhjetëra banorë, ushtarë dhe policë, në rajonin Pidie Jaya.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se intensiteti i tërmetit ishte 6.4 shkallë dhe se ai ndodhi sot në orën 5 të mëngjesit, në thellësi prej 17 kilometrash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat