Zyrtari i lartë humanitar i OKB-së: Bota e ka harruar luftën në Jemen

Azia

Zyrtari i lartë humanitar i OKB-së: Bota e ka harruar luftën në Jemen

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 13:47
Fëmijë i uritur në Jemen

Bota është duke e injoruar dhe krizën e përkeqësuar humanitare në Jemenin e shkatërruar nga lufta, ka thënë zyrtari i lartë humanitar i OKB-së, Jamie McGoldrick.

Gati dy vite të luftës mes koalicionit që udhëhiqet nga Arabia Saudite dhe lëvizja aleate e Iranit, Houthi, e kanë përkeqësuar gjendjen e vështirë të miliona njerëzve në Jemen.

Madje edhe para fillimit të konfliktit në mars të vitit 2015, Jemeni po vuante nga një krizë humanitare, përfshirë urinë e gjerë të sjellë nga dekada të varfërisë dhe mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Rreth gjysma e 28 milionë banorëve të Jemenit kanë mundësi ushqimi, sipas Kombeve të Bashkuara, dhe 7 milionë prej tyre nuk e dinë se ku do të marrin ushqim për vaktin e radhës.

“Humaniteti nuk funksionin këtu më,” ka thënë McGoldrick për BBC-në.

“Bota e ka mbyllur sytë ndaj asaj çfarë po ndodh në Jemen... momentalisht kemi mungesë të madhe burimesh për këtë krizë, është e jashtëzakonshme,” ka thënë ai.

Më shumë se 10.000 njerëz janë vrarë dhe gati 37.000 të tjerë janë plagosur gjatë kësaj lufte dyvjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat