Tërmet me fuqi 6.2 ballë godet Kinën

Azia

Tërmet me fuqi 6.2 ballë godet Kinën

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 14:19
Ilustrim

Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur krahinën veriperëndimore kineze Xinjiang Uygur.

Tërmeti është regjistruar në vendin Hutubi në ora 13:15 sipas kohës lokale në thellësi prej gjashtë kilometrave, njoftoi Stacioni i rrjetit për tërmete në Kinë. Ende nuk ka informacione për të lënduar dhe të vdekur.

Hutubi gjendet 60 kilometra në perëndim të kryeqytetit të krahinës Urumqija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat