Kremlini: Gratë dhe fëmijët janë evakuar nga Alepoja Lindore

Azia

Kremlini: Gratë dhe fëmijët janë evakuar nga Alepoja Lindore

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 17:07
Alepo

Rusia njoftoi sot se evakuimi i civilëve nga pjesë shumë të vështira në Alepon Lindore ka përfunduar, raporton agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

“Të gjitha gratë dhe fëmijët në lagjet e kontrolluara nga militantët janë evakuar”, deklaroi autoriteti rus i ngarkuar për vendosjen  e paqes në Siri.

“Më shumë se 9 500 persona, duke përfshirë 4 500 militantë, janë evakuar nga Alepoja Lindore”, njofton qendra ruse për pajtim në Siri.

“Ata të cilët kanë mbetur janë grupe të militantëve radikalë dhe të papajtueshëm, të cilët vazhdojnë të qëllojnë kundër trupave siriane”, tha qendra.

“Ushtria siriane po vazhdon të çlirojë lagjet e ndara në Alepo, ku ekstremistët janë të dislokuar”, përfundon qendra ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat