Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun e okupuar Perëndimor

Azia

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun e okupuar Perëndimor

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 11:44
Pamje nga Bregu Perëndimor

Sot, forcat izraelite e kanë vrarë me armë zjarri një palestinez, njofton Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, pasi që ishin futur në një fshat në Bregun e okupuar Perëndimor ku, sipas ushtrisë izraelite, ata ishin ballafaquar me rreth 50 palestinezë që po hidhnin gurë në drejt të tyre

Një zëdhënës e ushtrisë izraelite ka thënë se nga ky incident është lënduar një policë paramilitar i Izraelit, dhe se trupat izraelite kishin shtënë në ajër për ta larguar turmën prej 50 personave që po hidhnin gurë.

Ajo shtoi se trupat po kryenin një operacion në atë fshat, por nuk dha detaje të tjera.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka thënë se forcat izraelite vranë një palestinez 19-vjeçar në këtë incident.

Të paktën 231 palestinezë janë vrarë në dhunë në Izrael, Bregun e okupuar Perëndimor dhe Rripin e Gazës, që nga tetori i vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat