25 të vdekur në një aksident rrugor në Tajlandë

Azia

25 të vdekur në një aksident rrugor në Tajlandë

Më: 2 janar 2017 Në ora: 14:45
Ilustrim

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në një aksident mes një furgoni dhe kamionçinë në një magjistrale në lindje të Tajlandës, njoftojnë autoritetet vendore.

Aksidenti ndodhi sot pasdite sipas kohës lokale në Tajlandë, ndërsa dy automjetet u kapluan nga flaka gjatë aksidentit.

Furgoni kishte humbur kontrollin duke kaluar në korsinë e kamionçinës me të cilin është ndeshur direkt.

Njëzet e pesë persona u vranë dhe vetëm dy i mbijetuan aksidentit, njoftoi koloneli i policisë Dusadee Kunchorn Na Ayutthaya.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat