Kurdët sirianë nuk marrim ftesë për negociatat e paqes për Sirinë

Azia

Kurdët sirianë nuk marrim ftesë për negociatat e paqes për Sirinë

Më: 10 janar 2017 Në ora: 21:20
Ilustrim

Kurdët sirianë nuk janë ftuar në negociatat politike që do të mbahen në fund të janarit në Kazakistan nën drejtimin e Rusisë dhe Turqisë, theksoi sot zyrtari i zyrës së përfaqësisë së Rojavas (emri i Kurdistanit në gjuhën siriane) në Paris, Khaled Issa.

“Ne nuk jemi ftuar në Astana. Duket që ekziston një veto kundër pranisë sonë”, deklaroi Issa, i cili është gjithashtu anëtar i PYD-së (Partia e Bashkimit Demokratik).

PYD-ja kundërshtohet ashpër nga Turqia, që e konsideron si një grup terrorist të lidhur me PKK-në (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) në luftë kundër shtetit turk që prej 30 vitesh.

Negociatat për Sirinë do të mbahen në fund të muajit janar në Astana nën drejtimin e Moskës dhe Ankarasë, nismëtare të një armëpushimi të përgjithshëm hyrë në fuqi që prej 30 dhjetorit në territorin sirian, edhe pse luftimet vazhdojnë, veçanërisht pranë Damaskut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat