Tension midis Kinës e Taivanit: Aeroplan-mbajtësi kinez i afrohet shtetit ishullor

Azia

Tension midis Kinës e Taivanit: Aeroplan-mbajtësi kinez i afrohet shtetit ishullor

Më: 11 janar 2017 Në ora: 16:47
ilustrim

Aeroplan-mbajtësi i vetëm i Kinës, ka kaluar midis Ngushticës së Taivanit, deklaron ministri i Mbrojtjes taivaneze.

Liaoning po rikthehej për në detin e Kinës jugore.

Nuk kaloi në ujërat e Taivanit , por kaloi zonën ajrore identifikuese, thotë ministri.

Ky është tensioni i fundit midis dy shteteve fqinje dhe autoritetet taivaneze u kanë kërkuar banorëve të ruajnë qetësinë.

Si kundërpërgjigje, ushtria e Taivanit monitoroi flotën e anijeve kineze kur kaluan në ngushticë.

Kina e konsideron Taivanin si pjesë e territorit të saj dhe kërkon rimarrjen e saj, qoftë edhe me forcë.

Tensionet janë rritur ndjeshëm që kur presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, mori një telefonatë përgëzimi nga presidenti taivanez, Tsai Ing-ëen.

Kush qëndron pas ndarjes Kinë-Taivan?

“Dua të siguroj të gjithë se qeveria jonë ka kapacitet të mjaftueshëm për të mbrojtur sigurinë e vendit. Nuk është nevoja për panik.

Nga ana tjetër, çdo kërcënim nuk shërben për një bashkëpunim midis vendeve. Të dyja palët duhet të tregojnë dëshirën për bashkëpunim”, deklaron një zyrtar taivanez.

Kina ka shtuar ushtrinë afër Taivanit, duke përkeqësuar marrëdhëniet me ishullin.

Nga ana tjetër Taivani kërkon ta zgjidhi këtë ngërç me anë të diplomacisë, duke marrë parasysh edhe vizitat zyrtare në SHBA, pavarësisht kundërshtimeve të Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat