Dy ujgurë kinezë të përfshirë në atentatin e Vitit të Ri në Stamboll

Azia

Dy ujgurë kinezë të përfshirë në atentatin e Vitit të Ri në Stamboll

Më: 14 janar 2017 Në ora: 15:42
Ilustrim

 Dy ujgurë kinezë janë ndaluar në Turqi për lidhje me sulmin e përgjakshëm të Vitit të Ri kundër një diskoteke në Stamboll (39 të vdekur), të marrë përsipër nga organizata xhihadiste Shteti Islamik (ISIS), njoftoi media turke.

“Dy të dyshuarit, të identifikuar si Omar Asim dhe Abuliezi Abuduhamiti, janë arrestuar dhe akuzohen se i përkasin një organizate terroriste, për blerje armësh zjarri pa autorizim dhe për përfshirje në vrasjen e 39 personave”, deklaron agjencia e lajmeve Anadoll duke cituar një prokuror.

Sipas agjencisë, një dëshmitar okular ka parë Asimin në shoqëri të vrasësit të dyshuar të klubit të natës, ku kombësia e saktë nuk është konfirmuar dhe se vazhdon të jetë në arratisje pavarësisht aksionit të gjerë të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat