Çlirohet pjesa lindore e Mosulit, ushtria fillon marrjen e pjesës perëndimore

Azia

Çlirohet pjesa lindore e Mosulit, ushtria fillon marrjen e pjesës perëndimore

Më: 17 janar 2017 Në ora: 19:47

Forcat speciale të Ushtrisë irakiane sot kanë depërtuar thellë në pjesën lindore të Mosulit, që ishte në duart e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Këtë lajm e bëri të ditur kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, i cili shtoi se sonte filloi lëvizja e forcave irakiane kundër ekstremistëve në Mosulin perëndimor.

Musoli është qyteti i dytë më i madh i Irakut, i cili për një kohë të gjatë kontrollohej plotësisht nga xhihadistët e Shtetit Islamik, duke u parë si njëra nga fortesat kryesore të terroristëve të ISIS-it.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat