Pakistan: Sulmi me bombë vret së paku 21 njerëz

Azia

Pakistan: Sulmi me bombë vret së paku 21 njerëz

Më: 21 janar 2017 Në ora: 14:18
Ilustrim

Numri i viktimave si pasojë e një sulmi me bombë më 21 janar në një treg në zonën kryesisht të populluar me shiit në Pakistanin veriperëndimor ka arritur në 21 të vrarë.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin e Parachinarit, kryeqyteti i qarkut, Kurram përgjatë kufirit me Afganistanin.

Sulmi u krye në kohën kur tregu është më së shumti i ngarkuar me tregtarë dhe klientë që kryenin blerjet javore të frutave dhe perimeve.

Udhëheqësi i spitalit rajonal të zonës, Doktor Mumtaz i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 78 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit, 14 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, dhe të cilët me helikopterë janë dërguar në Pashaëar.

Shpërthimi ka ndodhur nga një mjet i improvizuar shpërthyes që është fshehur në një kuti perimesh.

Qarku Karram është i njohur për përleshjet sektara në mes të sunnitëve dhe shiitëve, ndërsa këta të fundit përbëjnë 20 % të popullatës 200 milionëshe të Pakistanit.

Disa grupe militante e kanë marrë përgjegjësinë për sulmë përmes postës elektronike dërguar Radios Evropa e Lirë, shërbimi për Pakistanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat