Konflikti në Siri: Bisedimet për paqen fillojnë në Kazakistan

Azia

Konflikti në Siri: Bisedimet për paqen fillojnë në Kazakistan

Më: 23 janar 2017 Në ora: 08:13
Siria

(E plotësuar) - Bisedimet e reja të paqes që kanë për qëllim zgjidhjen e konfliktit sirian pritet të fillojnë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Rusia dhe Irani,  të cilët mbështesin qeverinë siriane, dhe Turqia e cila mbështet rebelët, shkruan BBC.

Raundi i fundit i bisedimeve mes opozitës dhe qeverisë, të cilat janë të ndërmjetësuar nga OKB-ja, u pezulluan në fillim të 2016, transmeton KosovaPress.

Për herë të parë, delegacioni  opozitar është formuar nga përfaqësues të rebelëve të armatosur sirianë.

Xhihadistët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) janë të përjashtuar.

Më shumë se 300,000 njerëz janë vrarë dhe 11 milionë janë  zhvendosur në gati gjashtë vite të konfliktit.

Sot fillojnë negociatat për Sirinë

Qëllimi kryesor i negociatave për Sirinë në Astana do të jetë vërtetimi i armëpushimit të kontraktuar më 29 dhjetor të vitit 2016.

“Nisma të reja nuk janë planifikuar. Do të bëhet fjalë për vërtetim, të marrëveshjeve për armëpushim. Për këtë qëllim tashmë janë bërë hapa", theksoi burimi diplomatik.

Negociatat për Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit do të mbahen më 23 dhe 24 janar. Pjesëmarrje në to kanë konfirmuar shtatë palë - qeveria dhe opozita e Sirisë, Rusia, Turqia, Irani, dhe i dërguari i posaçëm i KB-së për Sirinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat