Diplomati afgan qëllohet për vdekje brenda konsullatës

Azia

Diplomati afgan qëllohet për vdekje brenda konsullatës

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 11:00
Ilustrim

Një diplomat afgan është qëlluar për vdekje nga një roje i sigurisë në konsullatën e vendit në qytetin jugor pakistanez të Karachit.

Mediat lokale e kanë identifikuar personin  e vdekur si sekretar i tretë i konsullatës, shkruan BBC.

Një deklaratë nga ambasada afgane në Islamabad nuk e ka konfirmuar identitetin e diplomatit, por thotë se roja private e sigurisë ishte afgan.

Ende nuk është dhënë asnjë motiv për sulmin. Policia është vendosur rreth konsullatës.

Një zyrtar i policisë ka thënë për Reuters se roja është arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat