Koreja e Jugut konfirmon vdekjen e gjysmë -vëllait të Kim Jong-Un

Azia

Koreja e Jugut konfirmon vdekjen e gjysmë -vëllait të Kim Jong-Un

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 09:18
Kim Jong-nam

Koreja e Jugut thotë se është e sigurt se gjysmë-vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un është vrarë në Malajzi.

Kim Jong-nam vdiq pas një sulmi toksik në aeroportin e kryeqytetit Kuala Lumpur, të hënën.

Ende nuk dihen motivet  e sulmit dhe sulmuesit.

Presidenti i Koresë së Jugut Hëang Kyo-ahn, tha se nëse vërtetohet se Koreja e Veriut  është përgjegjëse, ajo do të tregojë "brutalitetin dhe natyrën çnjerëzore"  të saj.

Kjo do të jetë vdekja e profilit më  të lartë nën udhëheqjen e Koresë së Veriut që kur xhaxhai i Kim Jong-un, i Chang Song-thaek, u ekzekutua në vitin 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat