Vazhdon beteja në Mosul

Azia

Vazhdon beteja në Mosul

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 19:03
Ilustrim

Ushtria irakiane thotë se ka marrë nën kontroll urën mbi lumin Tigër në Mosul, pas zmbrapsjes së militantëve ekstremistë nga pjesa jugperëndimore e qytetit.

Autoritet njoftuan së pas avancimit në qytet kanë arritur të marrin nën kontroll urën e katërt, nga 5 që janë gjithsej, edhe pse si pasojë e luftimeve pjesa më e madhe e tyre janë dëmtuar shumë nga luftimet e ashpra të nisura që prej tetorit të 2016.

Ndërkohë, punonjësit e ndihmave të OKB’së thonë se janë shumë të shqetësuar për situatën humanitare në pjesën perëndimore të Mosulit, ku mendohet se rreth 750.000 njerëz kanë mbetur të bllokuar.

Programi Botëror i Ushqimit ka folur për një numër të familjeve atje që kanë raportuar se çmimet e ushqimeve janë rritur në mënyrë drastike, dhe se ata nuk janë në gjendje të marrin të gjitha ushqimet për të cilat kanë nevojë.

Kjo situata vijon prej katër muajsh teksa forcat e shtetit islamik kanë prerë linjat qeveritare të furnizimit  të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, OKB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat