Vetura-bombë vret 8 persona në Irak

Azia

Vetura-bombë vret 8 persona në Irak

Më: 15 mars 2017 Në ora: 18:37
ilustrim

Tetë persona kanë gjetur vdekjen dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur të mërkurën kur një veturë-bombë shpërtheu në një rrugë të qytetit irakian Tikrit, thanë zyrtarët lokalë.

Vetura ishte parkuar në “Doctors Street” në qendër të Tikritit, e cila ka shumë klinika.

Askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndonëse Shteti Islam ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Më shumë se 20 vetë kanë gjetur vdekjen më 8 mars në serinë e shpërthimeve që goditi një dasmë në afërsi të Tikritit dhe që kishte për cak forcat e sigurisë.

Tërheqja e Shtetit Islam, të cilin lideri Abu Bakr al-Baghdadi e deklaroi nga xhamia në qytetin e vjetër të Mosulit në vitin 2014, është shoqëruar me sulme bombash në rajonet përreth, përfshirë edhe Bagdadin dhe qytetet në Sirinë fqinje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat