Koreja e Jugut kërkon arrestimin e ish presidentes Park

Azia

Koreja e Jugut kërkon arrestimin e ish presidentes Park

Më: 27 mars 2017 Në ora: 07:50
Park Geun-hye

Prokurorët e Koresë së Jugut kanë lëshuar një urdhër arrest për ish-presidenten Park Geun-hye, për rolin e saj në një skandal korrupsioni.

Këtë muaj, ajo humbi imunitetin  presidencial dhe u shkarkua nga posti i saj, kur Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin e parlamentit për të fajësuar atë, shkruan BBC.

Park është akuzuar për lejimin e mikut të saj të  ngushtë Choi,  për përfitimin e shumave të parave nga firmat e mëdha.

Park ka mohuar akuzat.

Ish presidentja ka kërkuar falje publike javën e fundit, para se të merrej në pyetje nga autoritetet për 14 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat