11 të vrarë nga sulmi i al-Kaedas

Azia

11 të vrarë nga sulmi i al-Kaedas

Më: 27 mars 2017 Në ora: 20:52
Jemen

Së paku 11 persona janë vrarë sot në një sulm vetëvrasës të kryer në Jemen, prapa të cilit dyshohet se qëndron grupi terrorist i al-Kaedës, bëjnë të ditur zyrtarë të qeverisë së Jemenit.

Sulmi i sotëm është i fundit në një seri të operacioneve të kryera nga ekstremistët islamikë, duke përfituar nga lufta civile dyvjeçare që po zhvillohet në Jemen, për të zgjeruar ndikimin e tyre, duke rekrutuar sa më shumë mbështetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat