Dorëzohen rreth 300 koreano-veriorë te autoritetet e Malajzisë

Azia

Dorëzohen rreth 300 koreano-veriorë te autoritetet e Malajzisë

Më: 18 prill 2017 Në ora: 13:59
ilustrim

Malajzia ka njoftuar se 296 qytetarë të Koresë Veriore janë dorëzuar te autoritetet e vendit gjatë fundjavës. Malajzia ka futur rekomandime të reja të vizave pas një mosmarrëveshje me Korenë e Veriut për vrasjen e gjysmë vëllait të liderit të Veriut.

Malajzia anuloi hyrjen pa viza në vend për qytetarët e Koresë së Veriut pas vrasjes së Kim Jong-nam, gjysmë vëllait të larguar të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në aeroportin e Kuala Lumpur më 13 shkurt të këtij viti.

Të gjithë të dorëzuarit kanë qëndruar në Malajzi më gjatë se që iu ishte lejuar me vizë, përfshirë 113 të cilit që kishin qëndruar me viza të punës dhe 183 si vizitorë, ka thënë sot Departamenti për Emigrim i Malajzisë.

“Të gjithë 296 kroeano-veriorët janë apo do të largohen nga Malajzia me faza,” ka thënë ky departament.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat