Mattis akuzon Iranin për destabilitet në Lindjen e Afërt

Azia

Mattis akuzon Iranin për destabilitet në Lindjen e Afërt

Më: 19 prill 2017 Në ora: 23:08
Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis në Al Riad

Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis tha të mërkurën se Irani po luan rolin destabilizues në rajonin e Lindjes së Afërt, por se do të tejkalohet ndikimi i këtij shteti dhe do të arrihet zgjidhja për konfliktin në Jemen përmes bisedimeve nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara.

Ai këto komente i bëri pas takimeve me zyrtarë saudit në Al Riad.

“Kudo që të ekzistojë problemi në rajon, atje do të gjeni Iranin”, tha Mattis. 

Të paktën 10.000 njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se tre milionë të tjerë kanë ikur nga shpërthimi i konfliktit në Jemen, i cili ka hyrë në vitin e tij të tretë. Më shumë se një milion njerëz në këtë shtet rrezikohen nga uria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat