Vritet një prej liderëve shpirtërorë të ISIS-it

Azia

Vritet një prej liderëve shpirtërorë të ISIS-it

Më: 20 prill 2017 Në ora: 16:53
Ilustrim

Ushtria egjiptiane njoftoi të enjten se ka vrarë një nga liderët shpirtërorë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në sulmet ajrore në Sinai, ku një degë lokale e organizatës ndërmori një ofensivë kundër forcave të rendit.

“Në total, 19 elementë xhihadistë u vranë në këtë sulm ajror”, njoftoi ushtria në një deklaratë.

Autor i një numri të konsiderueshëm sulmesh kundër forcave të rendit në veri të Sinait, grupi xhihadist Ansar Beit al-Maqdess ishte betuar për besnikëri ndaj ISIS-it në nëntorin e 2014, duke u emërtuar në atë kohë “Provinca e Sinait”.

Që nga periudha kur ushtria shkarkoi presidentin islamik, Mohamed Morsi në 2013, xhihadistët kanë shtuar ndjeshëm sulmet, kryesisht të përqendruar në veri të gadishullit shkretëtirë. Ushtria njoftoi nga ana e saj për vdekjen e dhjetëra xhihadistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat