Talibanët sulmojnë bazën ushtarake në Afganistan

Azia

Talibanët sulmojnë bazën ushtarake në Afganistan

Më: 21 prill 2017 Në ora: 19:33
Pjesëtarë të sigurisë në Afganstan

Sulmues të veshur në uniforma ushtarake kanë sulmuar bazën e Ushtrisë Kombëtare Afgane në provincë Balkh të Afganistanit verior, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes të premten.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Daulat Waziri tha se tetë ushtarë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit, që kishte për objektiv një bazë të vendosur në afërsi të një xhamie në Mazar- e Sharif, kryeqytet I provincës Balkh

Wazeri tha se njëri nga sulmuesit, që hyri Brenda bazës me një makinë ushtarake, gjithashtu u vra.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi erdhi pasi më 8 Prill një bombë në rrugë vrau tetë pjesëtarë të sigurisë afgane gjatë një operacioni ndaj Talibanëve në provincën Balkh, thanë zyrtarët lokalë.

Pesë militantë gjithashtu u njoftua të jenë vrarë gjatë operacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat