Guvernatori i krishterë i Xhakartës dënohet për blasfemi

Azia

Guvernatori i krishterë i Xhakartës dënohet për blasfemi

Më: 9 maj 2017 Në ora: 09:39
Guvernatori në largim i Xhakartës, Basuki Tjahaja Purnama

Guvernatori në largim i Xhakartës është dënuar me dy vjet burgim për blasfemi dhe nxitje të dhunës.

Basuki Tjahaja Purnama, i njohur edhe si Ahok, është kinez etnik dhe i krishterë.

Rasti është parë si provë për tolerancën fetare në Indonezi, vendin me shumicën më të madhe myslimane në botë.

Ai është akuzuar për fyerje të Islamit, duke iu referuar një vargu në Kuran, gjatë një fjalimi.

Purnama është dërguar në paraburgim menjëherë pas shpalljes së vendimit.

Mbështetësit e tij thonë se rasti ka qenë i motivuar politikisht.

Zëvendësi i Purnamas, Djarot Saiful Hidayat, do t'i marrë përsipër detyrat derisa të përfundojë mandati i tij në muajin tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat