Moon: Mundësia e një konflikti me Korenë e Veriut është e lartë

Azia

Moon: Mundësia e një konflikti me Korenë e Veriut është e lartë

Më: 17 maj 2017 Në ora: 09:29
Presidenti i Koresë së Jugut Moon-Jae-in

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jea-In ka paralajmëruar se ka “gjasa të që të ndodh një përplasje ushtarake në kufirin me Korenë e Veriut, derisa tensionet janë rritur për shkak të ambicieve bërthamore të Phenjanit.

Moon ka paralajmëruar se programi bërthamor dhe i raketave të Veriut është duke u “avancuar shpejt”.

Këto komente të Moon vijnë disa ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike.

“Unë kurrë nuk do të toleroj provokimet e Veriut dhe kërcënimet bërthamore”, tha ai, raporton Afp.

“Ne po jetojmë në një realitet ku ka gjasa të mëdha për një përplasje ushtarake”, përgjatë kufirit të Jugut dhe Veriut, ka thënë presidenti jugkorean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat