Rouhani fiton zgjedhjet presidenciale në Iran

Azia

Rouhani fiton zgjedhjet presidenciale në Iran

Më: 20 maj 2017 Në ora: 11:10
Hassan Rouhani

Ministria e Brendshme iraniane shpalli sot presidentin në largim, Hassan Rouhani, si fituesin e zgjedhjeve presidenciale të vendit.

”Rouhani, 68-vjeç, fitoi 58 për qind të votave, pas numërimit të pothuajse 100 për qind të tyre”, theksoi ministria.

Presidenti Hasan Rouhani fitoi përballë kundërshtarit konservator,  Ebrahim Raissi.

Kjo fitore do t’i lejojë klerikut të moderuar të vazhdojë politikën e hapjes ndaj botës, e faktuar edhe me marrëveshjen historike bërthamore me fuqitë e mëdha, në korrik të vitit 2015. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat