Afganistan: Vriten 2 policë dhe plagosen mbi 30 persona të tjerë

Azia

Afganistan: Vriten 2 policë dhe plagosen mbi 30 persona të tjerë

Më: 20 maj 2017 Në ora: 16:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy policë janë vrarë pasi sulmues, të veshur me uniformë policore, kanë sulmuar një bankë në provincën juglindore të Paktias, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.

Sulmi i sotëm ka ndodhur në një degë të bankës Kabul Bank, në kryeqytetin provincial, Gardez.

Abdullah Hastra, zëdhënës i guvernatorit provincial, ka thënë se tre sulmues janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Tridhjetëenjë persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital, ka thënë kryetari i departamentit të shëndetësisë në Patkia, Shir Mohammad Naqshbandi.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ky nuk është sulmi i parë ndaj një dege të Kabul Bandk.

Grupet militante, si talibanët dhe Shteti Islamik, edhe më herët kanë sulmuar bankat në Afganistan, ku punëtorët qeveritarë marrin rrogat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat