Irani ndërton uzinën e tretë nëntokësore të raketave balistike

Azia

Irani ndërton uzinën e tretë nëntokësore të raketave balistike

Më: 25 maj 2017 Në ora: 19:51
Ilustrim

Irani ka ndërtuar uzinën e tretë nëntokësore të prodhimit të raketave balistike, deklaroi gjenerali Amir-Ali Hadjizadeh, komandant i forcave hapësinore të Gardës Revolucionare.

“Do të zhvillojmë hap pas hapi kapacitetin tonë të mbrojtës dhe deklaroj sot se po ndërtojmë në vitet të fundit një uzinë të tretë nëntokësore për prodhimin e raketave”, u shpreh Hadjizadeh, pa dhënë më tej detaje, raportuan agjencia e lajmeve “Fars”.

Është hera e parë që Irani njofton se zotëron uzina nëntokësore për ndërtimin e raketave balistike.

Në tetorin e 2015, televizioni iranian publikoi për herë të parë pamje të një baze nëntokësore e pajisur me raketave të llojeve të ndryshme.

Në atë periudhë, gjenerali Hadjizadeh sqaronte se baza ndodhej rreth 500 metra nën toke për të qenë e mbrojtur nga sulme të mundshme armike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat