Egjipt: Janë vrarë 23 pjesëtarë të komunitetit kopt

Azia

Egjipt: Janë vrarë 23 pjesëtarë të komunitetit kopt

Më: 26 maj 2017 Në ora: 13:00
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në një autobus në Egjipt

Zyrtarët e Egjiptit thonë se 23 vetë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur, nga një sulm kundër një autobusi me të cilin udhëtonin pjesëtarët e komunitetit kopt të krishterë.

Agjencia e lajmeve, Reuters, e ka cituar guvernatorin e provincën Minya, Essam al-Bedaiwy, që ka thënë se persona të armatosur sot i sulmuan të krishterët, derisa ata udhëtonin në një manastir në jug të kryeqytetit Kajro.

Agjencia tjetër e lajmeve, DPA, ka raportuar për numër të njejtë të personave të vrarë, duke e cituar një zëdhënës të Ministrisë së shëndetësisë së Egjiptit.

Në dhjetor të vitit të kaluar dhe në prill të këtij viti, nga sulmet vetëvrasëse të grupit ekstremist, Shteti Islamik, janë vrarë dhjetëra koptë të krishterë, në tri sulme kundër kishave.

Shteti Islamik ishte kërcënuar se do të ndërmerrte më tepër sulme kundër koptëve të krishterë.

Ky komunitet e përbënë 10% të popullatës së Egjiptit, me shumicë myslimane, prej 92 milionë banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat