Presidenti i Filipineve-ushtarëve: Mund të përdhunoni deri në tri femra, unë shkoj në burg për ju

Azia

Presidenti i Filipineve-ushtarëve: Mund të përdhunoni deri në tri femra, unë shkoj në burg për ju

Më: 28 maj 2017 Në ora: 09:24
Duerte

Presidenti i Filipineve është ndeshur me kritika të ashpra, pas një shkakaje të “pavend” për përdhunimin, me ushtarët duke nxitur edhe reagimin e vajzës së Hillary Clinton.

Duke folur në një kamp pas vendosjes së ligjit ushtarak në të gjithë jugun e vendit, ai u tha oficerëve se atyre u lejohej të përdhunojnë deri në tre femra.

Kjo ishte shakaja e dytë për përdhunimin nga Presidenti Rodrigo Duterte që prej shpalljes së kandidaturës së tij, raporton “BBC”

Vajza e Bill dhe Hillary Clinton, Chelsea, shkroi në Twitter se “përdhunimi nuk ishte për të qeshur”.

Një grup humanitar i të drejtave të njeriut reagoi gjithashtu dukë thënë se komentimi i tij ishte “i pështirë” .

“Unë do të ha burg për ty, nëse ti përdhunoni tri gra, do të them se e kam bërë unë….,por nëse martohesh me katër, gjej vend kur te futesh “, tha zoti Duderte në atë që presupozohet të ishte një “shaka”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat