Kinë, gjatë përmbytjeve humbin jetën disa persona

Azia

Kinë, gjatë përmbytjeve humbin jetën disa persona

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 13:19
Kina

Gjatë përmbytjeve në Kinë të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, kanë humbur jetën gjashtë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Xinhua lajmëron se gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet në Hubei dhe Chongqingu janë zhdukur tre persona.

Përveç kësaj, në Hubei gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut janë shkatërruar 171 shtëpi, ndërsa 646 persona janë evakuuar.

Në Chongqingu janë shpërngulur 1.300 persona, së paku 100 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa dëme kanë pësuar edhe në 5200 hektarë sipërfaqe pjellore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat