Ja çfarë bëri emiri i Katarit disa çaste pas tentimit për Grusht shteti në Turqi dhe pse Erdogani i qëndron pranë në këto momente të vështira

Azia

Ja çfarë bëri emiri i Katarit disa çaste pas tentimit për Grusht shteti në Turqi dhe pse Erdogani i qëndron pranë në këto momente të vështira

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 qershor 2017 Në ora: 23:43
Turqia

Bllokada e Katarit nga fqinjët e saj është e tërësisht e padrejtë për Turqinë. Ankaraja ka zhvilluar marrëdhënie speciale me Dohën. Bëhet fjalë për religjionin dhe shumë para, shkruan media perëndimore “Der Standard”.

Pak orë pas tentimit të Grusht shtetit në Turqi, 15 korrik të vitit të kaluar, presidenti Rexhep Taip Erdogan kërkoi ndihmë nga ai që e quan “vëlla”. Dhe me të drejtë vëllai i erdhi në ndihmë duke i dërguar 150 ushtarë elitë me aeroplanin privat. Bëhet fjalë për emirin e Katarit, al-Thani. Presidenti Erdogan në ato çaste kritike nuk dinte cilit ti besojë dhe i duheshte patjetër një ndihmë e shpejtë prej jashtë. Kjo zgjati deri në 19 korrik, kur situata u qetësua dhe në heshtje ushtarët elitë të Katarit fluturuan drejt vendlindjes. Udhëheqësia turke nuk e ka demantuar lajmin. Shteti i vogël i gjirit është partner i veçantë i Ankarasë.

Turqia fillimisht ka dashur të luajë rolin e ndërmjetësuesit në krizën e Katarit, për shkak të lidhjeve në politikën e jashtme me Arabinë Saudite si në Siri, megjithatë ajo njëherësh ka dërguar qindra trupa shtesë në bazën e saj ushtarake në Katar. Misioni i ushtarëve turq duhet të jetë shmangja e rrëzimin nga pushteti i qeverisë aktuale dhe mbrotja e emirit. Erdogani ia paguan ndihmën e verës të vitit të kaluar emirit. Çdo orkestrim për Grusht shteti në Katar është i mundur pa ndihmën turke.

Kjo lëvizje turke rrezikon marrëdhëniet e saj me fqinjët tjerë arabë. Por gjithashtu Turqia krahas ndihmës në Grushtin e shtetit, nga Katari ka marrë ndihma të mëdha financiare. Çdoherë kur Turqia ka pasur problem me investitorët nga jashtë, papritur kanë dalë në dritë paratë e Katarit, zyrtarisht dhe jozyrtarisht. Mbi 20 miliardë dollarë janë derdhur nga vendi i gjirit në Turqi, ndërsa kjo e fundit duhet ti ndërtojë edhe stadionet super luksoze të KB 2020./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat