Kryeqyteti i Koresë Jugore përballet me largimin e popullsisë

Azia

Kryeqyteti i Koresë Jugore përballet me largimin e popullsisë

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 15:34
Seul

Kryeqyteti i Koresë Jugore, Seul, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria e këtij vendi ditën e djeshme, do të bëhet qytet shumë më pak i gjallë pas tre dekadave, duke shënuar një rënie të pritur të popullsisë prej 1.13 milion banorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas statistikave shtetërore të Koresë së Jugut, deri në vitin 2045 popullsia e Seulit do të ulet në 8.81 milionë banorë.

Lindjet në Korenë Jugore janë më të ulta në ranglistën e OECD, megjithëse vitin e kaluar kanë lindur 406.300 fëmijë, numër deri më tani më i vogël i regjistruar në vend.

Në përputhje me ndryshimin demografik të Koresë së Jugut, statistikat tregojnë se autoritetet presin që banorët e qyteteve të mëdha të ikin për shkak të kostove më të larta të jetesës.

Busan, qyteti i dytë më i madh i Koresë Jugore, pritet të humbë rreth 470.000 prej 3.45 milion banorë të tij. Mirëpo, në zonat më pak të zhvilluara si provinca “Gyeongii” në Seul, pritet rritje e popullsisë gjatë të njëjtës periudhë, kështu që shifra e përgjithshme për popullsinë e vendit do të jetë ende aq e lartë sa në nivelin e vitit 2015, prej 51.05 milion banorësh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat