Autoritetet kineze ka thënë se shtatë persona janë vrarë në një shpërthim që ka ndodhur afër një kompshti të fëmijëve në provincën Jiangsu.
Qeveria e shtetit ka thënë se nga ky shpërthim janë lënduar 59 persona.
Televizioni kinez ka thënë se dy persona kanë vdekur në momentin e shpërthimit, ndërsa pesë të tjerët në spital.
Është bërë e ditur se nëntë persona janë të lënduar rëndë.
Ende nuk dihet për shkaqet e këtij sulmi.
Sipas raportimeve besohet se sulmi ka ndodhur afër hyrjes së kopshtit derisa fëmijët ishin duke daluar nga aty.