BE dërgon ndihma shtesë në Jemen

Azia

BE dërgon ndihma shtesë në Jemen

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 13:38
ilustrim

Bashkimi Evropian (BE) ka dërguar ndihma shtesë në Jemen për të luftuar kundër epidemisë së kolerës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Komisioni i BE-së, thuhet se për t’i dalur para tragjedisë njerëzore në Jemen, do t'i dërgohen 5 milionë euro këtij vendi.

Përfaqësuesi përgjegjës i Krizës dhe të Ndihmave Humanitare të Komisionit të BE-së, Christos Stylianides, vlerësimet e të cilit ndodhen në deklaratë thotë se “Epidemia e kolerës ka filluar të përhapet shumë shpejtë gjatë javëve të fundit dhe kjo kërkon një ndërhyrje të menjëhershme”.

Duke vënë në dukje se ndihma e BE-së do të përdoret nga OKB-ja për trajtimin e të sëmurëve dhe të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së epidemisë si furnizimi me ujë të pastër, në deklaratë bëhet e ditur se BE-ja është e gatshme për të bërë ndihmat e nevojshme, por që vetëm një zgjidhje politike mund t’i japë fund kësaj fatkeqësie.

Së bashku me ndihmën e fundit, ndihma e Komisionit të BE-së për Jemenin gjatë vitit 2017 gjithsej do të jetë 121,7 milionë euro.

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH), që nga muaji prill kur ka filluar epidemia e kolerës në Jemen e deri tani kanë humbur jetën 1.233 persona.

Në raport bëhet e ditur se që nga 27 prilli e deri më tani në 20 qytete të këtij shteti janë hasur 185.301 raste të dyshuara të diarresë akute. Në raportin në fjalë njoftohet se është konstatuar se si rezultat i testeve janë identifikuar 561 raste të reja të kolerës.

Për trajtimin e epidemisë së kolerës, e cila nuk është mundur të tejkalohet nga organet shëndetësore të vendit, organizata ndërkombëtare si OBSH, Kryqi i Kuq dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) kanë dërguar materiale mjekësore të Jemen.

Për shkak të konflikteve që vazhdojnë në Jemen prej më shumë se dy vitesh, rreth tre milionë njerëz që janë dëbuar brenda vendit çdo ditë përballen me rrezikun për t'u infektuar nga kolera për shkak të mungesës së ujit të pastër për pije dhe grumbullimit të mbeturinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat