Koreja e Veriut mund të ketë më shumë plutonium nga sa mendohet

Azia

Koreja e Veriut mund të ketë më shumë plutonium nga sa mendohet

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 12:33
Ilustrim

Imazhe të reja të qendrës kryesore bërthamore të Koresë së Veriut tregojnë që Pheniani ka prodhuar për programin e tij të armatimit më shumë plutonium nga sa ishte parashikuar më parë, theksoi faqja në internet “38 North”, ndërkohë që ambiciet ushtarake të regjimit komunist kanë rritur tensionin në rajon.

Kjo faqe interneti që varet nga universiteti ”Johns Hopkins” në Uashington njoftoi dje se imazhet termike të qendrës bërthamore të Yongbyon të bëjnë të mendosh se Pheniani ka rritur dy herë më shumë prodhimin e lëndëve djegëse nga shtatori 2016 deri në qershor 2017.

“Ekzistojnë të paktën dy fushata të padeklaruara të ritrajtimit për prodhimin e një sasie të pacaktuar plutoniumi që mund të rrisë akoma më shumë rezervat e armëve bërthamore nga Koreja e Veriut”, sipas “38 North”.

Koreja e Veriut kishte çaktivizuar reaktorin e Yongbyon në 2007 në kuadër të një marrëveshjeje çarmatimi kundrejt ndihmës humanitare.

Por Pheniani kishte filluar punimet për rinovimin e kësaj qendre pas testit të tretë bërthamor në vitin 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat