Reagon Kina: Nobeli ndaj Liu Xiabon ishte blasfemi

Azia

Reagon Kina: Nobeli ndaj Liu Xiabon ishte blasfemi

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 17:37
Ilustrim

Një zyrtar kinez tha se dhënia e Çmimit Nobel për Paqen disidentit Liu Xiaobo në vitin 2010 ishte një blasfemi.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Geng Shuang tha sot se “dhënia e çmimit për një njeri të tillë shkonte kundër vetë qëllimeve të këtij çmimi. Është një blasfemi për çmimin e paqes”, tha ai. Liu Xiaobo, i burgosuri më i njohur i Kinës për të drejtat e njeriut, vdiq dje në moshën 61-vjeçare pas një beteje me kancerin e mëlçisë. Vdekja e tij tërhoqi po aq vëmendje botërore sa edhe jeta e tij. Laureati i Çmimit Nobel për Paqen, i cili kaloi tetë vitet e fundit si i burgosur i ndërgjegjes, vdiq në një spital të Shenyangut në Kinë, ku ai ishte transferuar nga qelia e burgut në fazën përfundimtare të sëmundjes.

Ambasadori i SHBA në Kinë, Terry Branstad, tha: “Kina humbi një njeri model dhe thellësisht parimor që meritonte respektin dhe adhurimin tonë, e jo dënimet me burg që iu imponuan.” Kreu i komitetit norvegjez Nobel tha se qeveria kineze mban një “përgjegjësi të madhe” për vdekjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat