Pakistani shënjestron ISIS-in afër kufirit afgan

Azia

Pakistani shënjestron ISIS-in afër kufirit afgan

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 22:48
Ushtria e Pakistanit

Ushtria e Pakistanit thotë se ka lansuar një operacion madhor kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik në rajonin veri-perëndimor përgjatë kufirit afgan.

Një zëdhënës tha që militanët kishin avancuar brenda Afganistanit dhe u desh të ndaleshin nga zgjerimi i ndikimit të tyre, shkruan BBC.

Ai tha që operacioni “Khyber 4”, i mbështetur nga forca ajrore, do të fokusohej në zonën malore të Luginës Rajgal në Agjencinë Khyber.

Pakistani më herët kishte mohuar prezencën e ISIS-it në territorin e vet.

Sidoqoftë, rritja e grupit, që shpesh referohen si Daesh, në Afganistanin fqinj,ka alarmuar Islamabadin që kryer disa sulme në Pakistan gjatë dy viteve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat