Ushtria siriane njofton fillimin e respektimit të zonave të sigurta

Azia

Ushtria siriane njofton fillimin e respektimit të zonave të sigurta

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 23:02
ilustrim

Ushtria siriane njoftoi sot dhënien fund të luftimeve në pjesën lindore të qytetit Ghoutta, pas arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet rebelëve dhe Rusisë, vendi aleat i Sirisë.

Marrëveshja e armëpushimit mbulon një pjesë të provincës së Damaskut dhe ushtria siriane deklaroi se do të kundërpërgjigjej nëse rebelët nuk do ta respektojnë armëpushimin.

Lajmi për arritjen e marrëveshjes u mësua fillimisht nga Rusia e cila njoftoi se ishte arritur gjatë bisedimeve të paqes që po zhvillohen në Kairo për përcaktimin e zonave të sigurta. Sipas Rusisë, palët kanë rënë parimisht dakort për kufijtë e këtyre zonave dhe procesin e monitorimit të tyre.

Lufta civile në Siri ka marrë jetët e mbi 330 mijë njerëzve, sipas të dhënave të OKB-së, e cila ka ngritur edhe një komision hetimor për rastet e torturës, vrasjeve në masë dhe mizorive të palëve të përfshira në konflikt./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat