Dubai, sërish një qiellgërvishtëse në flakë

Azia

Dubai, sërish një qiellgërvishtëse në flakë

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 15:20
Dubai

Një zjarr shpërtheu sot në një qiellgërvishtëse në Dubai, i dyti incident gjatë kësaj jave, njoftoi ”Khaleej Times” online.

Flakët shpërthyen në ”Tiger Tower” në Dubai Marina, sipas një videoja të transmetuar nga gazeta e sipërcituar.

”Pjesa më e madhe e rezidentëve u evakuan pa probleme”, theksoi ”Khaleej Times”.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Dubai, qendër e rëndësishme biznesesh dhe mediash në Emiratet e Bashkuara Arabe, është i famshëm për qiellgërvishtëset e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat