Katari heq vizat për qytetarët e 80 shteteve

Azia

Katari heq vizat për qytetarët e 80 shteteve

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 17:50
Airporti në Doha

Katari sot ka vendosur për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e 80 shteteve, në mënyrë që të stimulojë komunikacionin ajror dhe turizmin në këtë vend, i cili aktualisht është izoluar nga shtetet fqinje për shkak të akuzave për mbështetje të terrorizmit.

“Skema pa viza do t’i mundësojë Katarit që të bëhet vendi më i hapur në rajon”, ka deklaruar zyrtari i Ministrisë së Turizmit Hasan al-Ibrahim në konferencën për media në Doha, transmeton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat