Pakistan: Sharif vazhdon akuzat kundër Gjykatës Supreme

Azia

Pakistan: Sharif vazhdon akuzat kundër Gjykatës Supreme

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 12:05
Ish kryeministri pakistanez , Nawaz Sharif, me mbështetësit e tij

Kryeministri pakistanez i larguar nga pozita, Nawaz Sharif, e ka kritikuar Gjykatën Supreme të këtij vendi, për largimin e tij nga zyra për shkak të akuzave të mosdeklarimit të pasurisë.

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë ditës së tij të dytë në të ashtuquajturin “ karvanin e demokracisë”, më 10 gusht.

Sharif është ndalur gjatë natës në qytetin pakisanez, Jhelum, duke shënuar ndalesën e tij të tretë në rrugën nga Islamadabi për në Lahore, rrugëtim me të cilin ai tenton të tregojë se vazhdon të jetë popullor, pavarësisht detyrimit për t’u larguar nga pozita.

Duke iu drejtuar më shumë se 10,000 mbështetësve, ai ka thënë se ky vendim i gjykatës ka qenë kundër dëshirës së popullit.

“Mua më kanë larguar nga pozita brenda minutave”, ka thënë ai.

“Kjo nuk është fyerje për një kryeministër të zgjedhur, por për miliona votues”, ka shtuar tutje Sharif.

Ai ka thënë se e ka ndërgjegjën e “pastër”, sa i përket akuzave kundër tij.

Sharif e ka lansuar “karvanin” e tij, pavarësisht shqetësimeve të këshilltarëve rreth sigurisë së tij. Ai ka arritur të ketë afër vetes, mijëra persona gjatë rrugëtimit të tij, ndonëse numri ka shënuar rënie, derisa ai ka arritur në Jhelum.

Nawaz Sharif, është detyruar të largohet nga zyra me vendim të Gjykatës Supreme në Pakistan, pas akuzave për korrupsion, të cilat kanë dalur, pas publikimit të të ashtuquajturave, Letrat e Panamasë, më 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat